Tensionet në veri të Kosovës, Fatmir Mediu: Të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar që të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. I ndalur tek tensionet në veri të Kosovës, Mediu nënvizon se Serbia dhe Vuçiçi po ndjekin udhëzimet e Rusisë dhe të Putinin për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan.

Postimi i plotë

Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë: Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Presidenti i Republikës, pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO? Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë.

Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Serbia dhe Vuçiç po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?