Tensionet në Veri të Kosovës, kryeparlamentarja Nikolla: Të vijojë dialogu për normalizim të marrëdhënieve
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thotë se tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjellë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Policia e Kosovës përdori gazlotsjellës për të shpërndarë qytetarët serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje kjo për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre.