Tensionet te “Astiri”, Balliu i kthehet Ramës: Je i biri i një komunisti, kërkon gjakderdhje

Pavarësisht prezencës të mbi 200 forca policie, banorët e Astirit kanë vijuar normalisht protestën e tyre, ashtu si çdo mbrëmje.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai i kërkoi shefit të qeverisë ti dërgojë policët te deputetët dhe kryebashkiakët e inkriminuar socialistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu do jemi, këtu do jemi nesër, këtu do jemi pasnesër. A do ketë koha Policia e Shtetit të vijë këtu çdo ditë? Edi Rama tregoi se është asgjë më shumë e asgjë më pak se i biri i të atit, një komunist i ndyrë që do gjakderdhje. Bundestagu i kërkoi ndëshkimin e krimit të organizuar, ndërsa ky vjen ndëshkon qytetarët e Unazës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ish-deputetit, qytetarët nuk duan gjakderdhje. Por “bllokimi i protestës është kauzë kombëtare”, u shpreh ai.

Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?