Tensioni gati në përleshje mes nënkryetarit të Kuvendit dhe zv.kryeministrit

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj u ngrit dhe i shkoi tek foltorja zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, duke debatuar me të. Truprojat në Kuvend janë detyruar që të ndërhyjnë që të qetësojnë situatën e krijuar nga PD-ja, e cila kërkon që kryeministri Edi Rama të jetë në sallë.

”Nuk do bëjmë si kalmajt tani, po ta dha nuk diskutohet. Nuk do bëjmë si kalamaj po them. (u drejtohet gardistëve) Ikni, ikni ju, se nuk do zihem me Alibeajn unë, as ai me ju. O djema, o djema, iknu tani. Po ta dha fjalën kryetarja e Kuvendit, do iki unë. Po ikni tani pra se nuk do zihemi këtu”,-tha Ahmetaj.

Kurse Alibeaj po qëndron në foltore, duke e bllokuar këtë të fundit, pasi nuk pranojnë që seanca të nis pa qenë Edi Rama. Seanca është pezulluar sërish nga kryeparlamentarja Nikolla, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje për qetësim të situatës.

SHKARKO APP