Tensioni në Jalë, banori: Ky është një krim monstruoz
Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.
Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.
Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.
Ndërkohë drjet Jalës janë nisur Deputetet e Partitë Demokratike të Vlorës në mbështetje të banorëve të cilët janë përplasur me policinë dhe forcat e IKMT për të mbrojtur pronat e tyre.
Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do të jenë në Jalë kundër prishjes së banesave të banorëve për interesa të klienteve të Ramës.
Në një njfotim të publikuar nga opozitë, thuhet se PD dënon qëndrimin e Edi Rames kundër interesit të banorëve të Jalit në favor të interesave të tij private.
KOHA JONË SONDAZH

