Tensioni në Kavajë, Bardhi-Ramës: Ndalo sulmin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në qytetin e Kavajës, atje ku punonjës të bashkisë dhe simpatizantë të PD tentuan të lironin ambientet ku është vendosur KZAZ 42, por u përballën me policisë.

Bardhi i bën thirrje Kryeministrit të ndalojë sulmin ndaj qytetarëve. “Edi Rama ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe tërhiq menjëherë rrethimin policor që i ke bërë qytetit të lirisë.

Të dashur bashkëqytetarë të mi, ju jeni në të drejtën tuaj për mbrojtjen e Kushtetues dhe demokracisë. Por, është koha të tregoni vetëpërmbajtje dhe mos bini pre e provokimeve. Edi Rama ka skenar dhune dhe ju nuk duhet të bini pre të këtij skenari!”, shkruan Bardhi në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?