Tensioni politik, Çipa: Konflikti verbal tranzicionist është trishtim për kualitetin e demokracisë

Analisti Aleksandër Çipa në një intervistë për RTV Ora ka folur më shumë në lidhje me përplasjet flakë për flakë të ditëve të fundit mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Çipa ka thënë se faji për këtë rrëmujë parazgjedhore nuk duhet adresuar ndaj presidentit Meta, por sipas tij klima e tensioni është trishtim për opinionin publik.

Çipa: Nuk mendoj se fajin duhet t’ja adresojmë presidentit, sepse në planin realist nuk është një aktor në konkurrimin elektoral drejtpërdrejt. Pavarësisht  se kjo nuk i përjashton interesat elektorale të tij. E vërteta është se një klimë tensioni dhe sidomos rikthimi i disa prej shenjave më të dukshme dhe gjurmëshpeshta të sjelljeve dhe konfliktit verbal tranzicionist në Shqipëri, e rikthyer rishtasi në këtë sipar të fushatës elektorale është një trishtim për opinionin publik. Është një trishtim për kualitetin e demokracisë zgjedhore në Shqipëri.

Në kushtet kur Shqipëria jeton në një kohë të pazakontë, kur tre nga çështjet më të rëndësishme që lidhen me shoqërinë, gjendja psikologjike e saj dhe askush nuk e përmend këtë si një realitet. Po ti referohesh kronikës ditore të Shqipërisë, janë 3-4 persona që kryejnë aktet e vetëflijimit. Këto në kushtet e depresionit që nuk është vetëm individual, por është edhe kolektiv. Është e lidhur ngushtë me pandeminë. Efektet e saj janë shumëdimensionale në shoqërinë tonë.

SHKARKO APP