Tensionohet protesta për shkollën, fëmijët qajnë të gjakosur (Video)

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengel të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti.

Protesta ka nisur qe prej orës 12:00 dhe vijon ende, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve është rënduar, pasi janë të lodhur dhe të uritur.

Protestuesit janë ulur sot në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe për pasojë kanë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’, shihen fëmijët të cilët qajnë, madje një nga ata është plagosur në fytyrë.

Në protestë merr pjesë edhe deputeti i PD, Luciano Boci, ndërsa në disa raste ka pasur konfrontime mes protestuesve dhe policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas specialistëve, shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion forcues të strukturave pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit, por rreth 200 nxënës e kanë bojkotuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?