Tensionohet protesta, tym e flakë para Kryeministrisë

Protesta ka shfaqur shenjat e para të tensionimit.

Kjo për shkak se përballë Kryeministrisë janë hedhur tymuese dhe një zonjë është larguar me dhunë nga policia.

Në fotot e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni pamjet live nga gjendja përballë Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi dalë në këtë shesh si triumfatorë sepse kemi triumfuar mbi frikën, gënjeshtrën, mashtrimin e propagandën. Mes jush nuk jam për të kërkuar pushtet për vete, për të zaptuar dhe për të qenë mbi ju, por të marrë dhe për tju dhënë kurajo. Për të qenë një nga ju e bashkë me ju

Swiss Digital Mobile Reklama

Syte tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo shkëlqen larg.

Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës e të jetës. Dritën që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit dhe korrupsionit

Rilindja nuk degradoi rrugës por që në ngjizje. Që ditën e parë rilindja degradoi demokracinë. Ngriti një sistem kriminal ku pushteti nuk buron nga politika e vota, por nga paraja, forca e dhunës, mashtrimi dhe gënjeshtrat qeveritare.

Ndaj pushteti i sotëm nuk është pushteti i njerëzve por i një pakice që zhytet përditë e më shumë në krim, në propagandë për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal e të korruptuar.”- tha Basha përballë Kryeministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?