Tensionohet situata në Berat, militantët drejt KZAZ: Nuk ka zgjedhje pa PD

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Aleancës Qytetare kanë nisur marshimin drejt KZAZ së Beratit, duke treguar kështu indinjatën e tyre lidhur me procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Me pankarta në duar “Rama Ik”, “Nuk ka zgjedhje pa PD, Rama ik”, protestuesit kanë marshuar drejtë KZAZ-së nr. 64.

Bëhet me dije se ambjemntet e kësaj KZAZ-je janë rrethuar nga forca të shumta policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestës i është bashkua edhe Sekretari Organizativ i PD, Eno Bozdo, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sipas tij, është një farsë e Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që ende nuk është raportuar asnjë përplasje mes protestuesve dhe policisë .

Protestat janë shënuar gjithashtu dhe në qytetin e Shkodrës, ku po militantë të opozitës kanë marshuar drejtë KZAZ-së duke shkatuar tension. Situata ka agravuar dhe njëra nga KZAZ-të nr. 6 në Bushat është përfshirë nga flakët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?