Tensionohet situata në Jalë, ndërhyjnë Forcat Speciale (FOTO)

Tensionohet situata në Jalë, gjatë aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e fadromave të IKMT-së, pasi ata pretendojnë se janë me dokumente të rregullta dhe se nuk janë njoftuar në kohë për këtë aksion. Aksioni është shoqëruar herë pas here me tensione mes banorëve dhe policisë. Siç duket, është dashur edhe ndërhyrja e Forcave Speciale të pranishme në këtë ndërhyrje. Sipas autoriteteve lokale, banesat janë ilegale dhe janë shkualifikuar nga AULIZNI, pasi ndodhen në një zonë ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?