Tentativa e grabitjes, Muça: S’mbaj mend gjë, jam i shokuar

Gjykata në Fier ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për një nga autorët e tentativës së grabitjes në Fier, ku gjatë shkëmbimit me armë me policinë mbeti i vrarë edhe një autor tjetër. Masa u dha për Arben Muçën 37-vjeç i cili mbeti i plagosur gjatë kesaj tentaive grabitjeje.

”Nuk mbaj mend asgjë për ngjarjen, dhe jam i shokuar”,-ka deklaruar nga spitali i Fierit Arben Muça, një prej autorëve të tentativës së grabitjes së banesës së Minella Muçës.

Atij i është caktuar avokat kryesisht Ardjan Abazi, dhe prokurori Çlirim Sino ka kërkuar masë sigurie arrest me burg, e miratuar nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Swiss Digital Desktop Reklama

35-vjeçari Muça ndodhet në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur nga policia gjatë tentativës së grabitjes, rreth orës 03.00 të mëngjesit të së premtes. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë Xhuljano Sollaku, 20 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?