Tentativa për arratisje, hetim 6 policëve të burgjeve

Nuk do të mbyllet dosja e tentativës për arratisje nga burgu të Arbër Çekaj dhe Fatmir Pejtrit. Gjashtë oficerë janë nën hetim dhe këtë e deklaroi në salle të gjykatës prokurori i çështjes.

Efektivët deklarojnë se dhanë alarmin dhe u përpoqën t’i kapnin dy të burgosurit. Në gjykatë përgjegjësinë për planin e arratisjes e mbajti Fatmir Pjetri. Çekaj këmbënguli se ndoqi instiktin.

Me babanë në burg për 9 kg të tjera kokainë, Çekaj akuzoi strukturat e shtetit se kishin rënduar gjendjen e tyre familjare duke fabrikuar akuza dhe insistoi sërish pafajësi. Të burgosurit janë izoluar përkohësisht për 90 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?