Tentativë grabitje, edhe pse vendi në shtetrrethim rikthehen “maskat” në Elbasan

Vendi është prej ditësh tashmë në një shtet-rrethim por kjo si duket nuk i ka ndalur grabitësit që të vazhdojnë punën e tyre pa u shqetësuar.

Ata si duket se nuk pyesin për masat e vendosura.

Kështu gjatë pasdites së sotme është tentuar të grabitet një banesë në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja është shënuar në afërsi të pallatit të sportit të këtij qyteti.

Në fakt grabitësit janë larguar menjëherë në këmbë pasi kanë parë se po patrullonte një makinë policie aty afër

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen tyre.

SHKARKO APP