Tentativë vrasje e drogë, arrestohen 2 të shpallur në kërkim

Policia ka zbarkuar në terren për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kështu në sajë të një operacioni të kryer nga Policia e Mallakastrës dhe drejtoria vendore e Fierit, e mbështetur nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugor për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Tentativë vrasje e drogë, arrestohen 2 të shpallur në kërkim

Burime zyrtare thanë se janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës. Ndërkohë, në pranga ranë dy persona, që ishin shpallur në kërkim.

Konkretisht u ndaluan shtetasit Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë dhe Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier. 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim. Kjo pasi ai në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Saliaj u ndalua për llogari të policisë së Gjirokastrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?