Tentohet të grabitet një karburant në Vlorë
Mbrëmjen e kësaj të diele tentohet të grabitet një karburant në Vlorë, lëndohet në këmbë shitësi.
Burime për ABC bëjnë me dije se grabitësit kanë qëlluar me sende të forta shitësin i cili është lënduar. Ndër të tjera mësohet se në momentin kur një person me kapuç i është ofruar dhe i ka kërkuar xhiron e ditës, punonjësi i karburantit ka qenë duke folur në telefona.
Pas kundërshtimit nga ana e tij, grabitësi e ka goditur punonjësin, më pas është larguar në një rrugicë aty pranë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.