Tentohet të grabitet prifti i Sarandës: S’kishin dialektin tonë

­ Një prift i moshuar është bërë pre' e dhunës gjatë një tentative grabitje në banesën e tij.

Ngjarja është regjistruar sot në qytetin e Sarandës, ku sipas policisë, prifti 74­-vjeçar me inicialet K. P. ka deklaruar se dy të rinj me kapuç kanë hyrë në banesën e tij për ë vjedhur.

I moshuari ka qenë vetëm në banesë në ato momente dhe të rinjtë pasi e kanë kthyer shtëpinë e tij përmbys, kërkonin bizhuteri dhe para', të cilat nuk i kanë gjetur kanë dhunuar të moshuarin.

Prifti ka deklaruar në polici se është dhunuar nga të rinjtë në banjën e banesës së tij dhe se ata nuk flisnin dialektin e Sarandës.

Deri më tani policia e Sarandës ka shoqëruar rreth 20 persona. Policia ka ndjekur edhe autobusin e linjës Sarandë­-Tiranë deri në Gjirokastër. Aty ka gjetur dy të rinj për të cilët ka dyshuar se mund të jenë autorët, por në ballafaqim me ta i moshuari nuk mundi t’i identifikonte.

Policia sqaron se mes të shoqëruarve ka edhe të rinj që qëndrojnë në hotele në Sarandë. 

SHKARKO APP