Tentohet të grabitet “Qendra Komunitare për Familjen” në Shkodër, autorët çajnë murin
Në orët e vona të së Shtunës është tentuar tentative për grabitjen e një qendre komunitare “Për Familjen” në qytetin e Shkodrës ndërsa punonjësit kanë konstatuar në mëngjes shenjat nga dëmtuimet që kanë bërë autorët.
Janë evidentuar dëmet ku është parë vjedhja e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të godinës në fjalë.
Në një prononcim për mediat, kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

