Tentohet vrasja e Erdoganit, në makinë zbulohet një bombë
Turqia është në alarm nga lajmi se u tentua vrasja e presidentit. Një atentat me lëndë shpërthyese ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan u shmang nga forcat turke.
Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan.
Bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë. Ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt.