Tentoi që qetësonte sherrin por u vra, flet shënjestra: U shtriva në tokë, ika me shpejtësi

23-vjeçari Stjuart Smakaj, që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë, ka treguar se shënjestra ishte Denis Halili pas debatit që kishin pasur. “Nuk e dija që në makinë ishte edhe shoku im. Kam debatuar me Denis Halilin dhe kam qëlluar nga kati i dytë i pallatit”. Kurse shënjestra, Denis Halili ka rrëfyer si u shpëtoi plumbave. “Deri tek makina më ndoqi shoku i autorit Gledisi, në momentin kur u qëllua me armë u shtriva në tokë dhe më pas ika me shpejtësi”. Konflikti ndodhi pas debatit për disa mobilie, që autori i kishte porositur tek Halili. Në kërkim është vëllai i autorit, Sebastian Smakaj.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja dhe makina tip ”Ford” ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë, u bë shoshë nga plumbat. Stjuart Smakaj është person me precedent penal. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur.

Familja Smakaj kishte bërë porosinë e divanëve për banesën e tyre në të cilën ishin vendosur prej pak kohësh. Debati ka nisur mes vëllezërve Smakaj dhe shoferit të mobilerisë, të cilit i kanë kërkuar që të parkojë kamionin afër hyrjes së pallatit i cili ndodhet përballë vendit ku ka ndodhur ngjarja. Shoferi ka refuzuar një gjë të tillë nën pretekstin se nuk ka mundësi parkimi, duke e larguar kamionin pak metra më tutje. Mes tyre dhe shoferit ka nisur një debat, në të cilin ka ardhur për të sqaruar situatën e krijuar edhe pronari i mobilerisë. Në atë moment mes vëllezërve Smakaj dhe punonjësve të mobilerisë ka nisur fillimisht konfrontimi fizik. Në këtë moment në ndihmë të shokëve të tyre ka ardhur edhe 23-vjeçari Gledis Kraja, i cili ka arritur fillimisht të qetësojë gjakrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stjuart Smakaj është shkëputur dhe ka shkuar në banesën e tyre në katin e dytë. Në momentin kur Gledis Kraja ka ndërhyrë në mes për të shuar konfliktin fizik mes Sebastian Smakaj dhe pronarit te mobilerisë ky i fundit është nisur drejt automjetit te tij me qëllim që të largohej. Në këtë moment Stjuart Smakaj ka qëlluar në drejtim të personave që ndodheshin në rrugë duke u përleshur me njëri tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

I ndodhur mes plumbave dhe në afërsi të automjetit ku ishte drejtuar shënjestra, dhe mes breshërisë së plumbave Gledis Kraja ka marrë një plumb në shpatull, i cili i ka marrë jetën pasi është dërguar në spital. Smakaj është larguar me shpejtësi së bashku më vëllanë e tij nga vendngjarja. Smakaj është shprehur se nuk kishte qellim të vriste askënd dhe se kishte frikë se mos pronari i mobilerisë shkoi në automjet të marrë armën.

Viktima Gledis Kraja pasi hoqi dorë nga futbolli dhe punonte në një kompani dezinfektimi. Gledis Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?