Tentoi ta shoqëronte pas sherrit, 43-vjeçari në shërbim prove grushte e shkelma policit

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.N., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushta punonjësin e policisë H.M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K., 48 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?