Tentoi të ab*zojë me motrën e tij, kapet 26-vjeçari. Në Shkodër u tentua rrëm*imi i së resë
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku vëllai ka tentuar të përdhunojë të motrën. 26-vjeçari J.H dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me motrën e tij 16-vjeç.
Po ashtu një tjetër rast është denoncuar në Shkodër. Një 19-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 38-vjeçar, i cili edhe ka tentuar që ta rrëmbejë. Policia e Shkodrës e ka vënë në pranga shtetasin A.N.
Në vitet e fundit shifrat tregojnë se 4500 gra në vit mesatarisht denoncojnë dhunën. Dhuna me bazë gjinore është një problem shqetësues i shoqërisë shqiptare, që fatkeqësisht vijon të marrë jetë vajzash e grash në vendin tonë. Rritja e denoncimeve për dhunë tregon realitetin e trishtë që rrethon gratë në Shqipëri.