Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 500 euro të padeklaruara, procedohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në Kakavijë, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 500 euro të cilat nuk i deklaroi. Pas kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi euro e padeklaruara.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?