Tentoi të godiste me gërshërë bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Është vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili tentoi ta godiste me gërshërë bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?