Tentoi të grabiste një banesë, 27-vjeçari kapet në flagrancë falë telefonatës
Parandalohet vjedhja e një banese në rrugën “Siri Kodra”. Një 27-vjeçar, me inicialet E. M. është kapur në flagrancë duke tentuar të grabisë banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç.
Parandalimi është bërë i mundur nga specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, ku përmes një telefonate, policia ka mundur të reagojë në kohë duke shkuar në vendngjarje.
Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por nuk ka mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.