Tentoi të kalonte kufirin, arrestohet në Portin e Durrësit 19-vjeçari nga Kosova
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.
KOHA JONË SONDAZH

