Tentoi të kalonte në Rinas me identitet fals, pranga lushnjarit të dënuar për vrasje në Itali
Tentoi të kalojë kufiri me Leje Kalimi me të dhëna të falsifikuara, por bie në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Lushnja, Muhamed (Bledar) Leka, i cili jetonte jashtë shtetit. Ndalimi i tij u bë pas një intervistimi profesional nga Policia Kufitare Rinas, e cila zbuloi identitetin e vërtetë të tij.
Mësohet se Leka rezultonte person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.
“Shtetasi Muhamed Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime, dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale ‘Vrasje e kryer në bashkëpunim’”, thhet një njoftimin e policisë.
Pas arrestimit nga Policia Kufitare Rinas, 42-vjeçari Leka iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

