Tentoi të korruptojë policin me 100 euro, arrestohet fieraku në portin e Vlorës (Emri)

Një person është arrestuar nga policia në portin e Vlorës, pasi ka tentuar të korruptojë me 100 euro punonjësin e policisë.

Në pranga ka përfunduar Robert Gjeçi, 38 vjeç, banues në Lubofshë, Fier, pasi i ka paraqitur punonjësit të policisë pasaportën biometrike me 100 Euro në brendësi.

Sipas policisë, nga verifikimi i kryer në sistem ndaj këtij shtetasi ka rezultuar se shtetasi Robert Gjeci i ka konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej policisë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ”Korrupsion aktiv i punonjësit që ushtron funksion publik”.
27591461_10215943210882929_31032378_n

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?