Tentoi të korruptonte me 40 euro policin kufitar, arrestohet 25 vjeçari


Një i ri nga Tirana tenton të korruptojë me 40 euro shefin e Stacionit të Policisë Kufitare në portin e Durrësit në këmbim të lënies së lirë për të ikur në Itali.
Alvaro Çaushaj 25 vjeç, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. I riu ka tentuar të korruptojë duke i ofruar 40 euro shefit të stacionit policor, sepse kur është paraqitur në pikën e kalimit kufitar për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari -Durrës, i është refuzuar dalja, pasi nuk plotësonte disa nga kriteret për udhëtim.
Çaushaj nuk kishte mjetet e nevojshme financiare për në destinacionin e planifikuar, si dhe nuk justifikonte qëllimin dhe rrethanat e qëndrimit e më kryesorja kishte ndalim hyrje në zonën Shengen, shkruan Tch. 

SHKARKO APP