Tentoi të korruptonte policin me 20 mijë lekë, arrestohet shoferi
Një 57-vjeçar e ka pësuar keq, pasi ka tentuar që t’i japë ryshfet policit rrugor. Ngjarja në fjalë është regjistruar në kryqëzimin e Bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën “Ded Gjon Luli” në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.K., i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative. Kjo pasi ai shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke hyrë me mjetin e tij me të kuqe në semafor.
https://www.facebook.com/policiarrugorezyrtare/videos/301103630683771/?t=0
Por gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë me qëllim shmangien e masës administrative.
KOHA JONË SONDAZH

