Tentoi të mbronte kolegët e tij, arrestohet edhe shefi i Policisë Bashkiake të Shkodrës
Anton Hasanpapaj dje tentoi të mbronte kolegët e tij policë nga revanshi i protestuesve të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm para Kryeministrisë.
Pavarësisht gjestit të veçantë, Policia e Shtetit gjatë aksionit të zhvilluar natën në disa qarqe të vendit, mes 40 të shoqëruarve ka marrë edhe kreun e Policisë Bashkiake në Shkodër.
Hasanpapaj më përpara ka qenë një ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe çudi përbën shoqërimi i tij, pasi rezulton që ai të mos jetë përfshirë në akte të dhunshme.
Ai nuk është i vetmi ish-zyrtar i Policisë së Shtetit që është shoqëruar, pasi mbrëmjen e djeshme forca të shumta policie mësyn në banesën e ish-kreut të Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, duke e dërguar në Komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

