Tentoi të nxirrte viçin nga hendeku, humb jetën bariu shqiptar në Kosovë

Një shtetas i Shqipërisë i cili ruante bagëtitë në fshatin Marincë të Podujevës, bashkë me babain e tij, i është  shkrepur arma aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen në Kosovë.  Atij i është dhënë edhe ndihma e shpejtë, mirëpo i riu shqiptar kishte ndërruar jetë nga plaga, është shprehur shefi i stacionit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi. Rasti është raportuar para disa ditësh, mirëpo rrethanat e ngjarjes i ka sqaruar Ejupi.  Ai ka thënë se djaloshi 19- vjeçar, shtetas i Shqipërisë, duke u munduar ta nxirrte njërën nga bagëtitë që kishte rënë në një hendek, e kishte plagosur veten dhe nga arteria e këputur kishte humbur shumë gjak. – “Babai me gjithë djalë kanë qenë si punëtor atje, në një fermë të lopëve dhe në një moment një viç i ka ra në një hendek edhe duke u munduar me i nxjerrë ato, aksidentalisht i ka pas armën e gjahut me veti dhe ka shkrep arma, e ka godit në arterie kryesore, e ka dëmtuar, dhe nga gjakderdhja ka ndërruar jetë”, është shprehur Ejupi mbi rastin tragjik të adoleshentit shqiptar.

SHKARKO APP