Tentoi të përdhunojë 81-vjeçaren nga Vlora, pranga 44-vjeçarit

Jo vetëm vajzat e reja janë të rrezikuara nga ngacmimet seksuale, por tani edhe gratë e moshuara, madje shumë të moshuara.
 
Një 81-vjeçare nga qyteti i Vlorës ka denoncuar në polici një burrë 44 vjeç se e ka ngacmuar seksualisht.
 
Sipas bluve të Vlorës, e moshuara me inicialet E.M. ka dëshmuar se shtetasi me iniciale F.B., ka tentuar të kryejë veprime të turpëshme me të.
 
Menjëherë pas marrjes së këtij kallzimi, uniformat blu të Vlorës kanë nisur hetimet ndaj 44-vjeçarit i cili më herët është ndaluar prej tyre.

SHKARKO APP