Tentoi të rrëmbejë tre fëmijë, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka shqetësuar opinionin publik në Greqi. Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në shtetin fqinj, kjo pasi tentoi që të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës, në perëndim të vendit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, incidenti ndodhi rreth pasdites, kur i dyshuari, tentoi të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç, në makinën e tij në rrugë rurale.

Prindërit e fëmijëve bënë ankesë në polici dhe autoritetet nisën menjëherë një kërkim. Kur pikasën mjetin e shqiptarit, ata i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis. Ai u ndalua pas një ndjekjeje prej 20 minutash. Nga testi i alkoolit rezultoi se kishte nivel shumë të lartë në gjak, duke regjistruar 0.56 dhe 0.54 gramë për litër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet zbuluan po ashtu se ai jepte makinës pa patentë të vlefshme. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë disa akuza, që nga tentativë rrëmbimi, shkelje të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tentoi të rr*mbejë tre fëmijë, arrestohet shqiptari. Detaje sesi u kap

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?