Tentoi të shpëtonte vajzat nga zjarri, babai humb jetën tragjikisht së bashku me fëmijët
Një burrë ka humbur tragjikisht jetën bashkë me dy vajzat e tij pasi tentoi t’i shpëtonte ato nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë. Juan Moreno ndihmoi gruan e tij, Chistine që të shpëtonin vajzën tjetër, 11-vjeçaren Jaelyn sipas zjarrfikësve.
Por ai u rikthye sërish në shtëpi për të shpëtuar dy vajzat, 4-vjeçaren Jannesa dhe 12-vjeçaren Maria. Mirëpo asnjëri prej të treve nuk arriti të dilte gjallë nga shtëpia. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kaliforni.
Edhe djali, 8-vjeçari Isaac, i cili fillimisht u dërgua në spital, humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Fqinjët e çiftit kanë treguar se zjarri nisi në pemën e Krishtlindjeve, që familja e kishte vendosur në derën kryesore.
Zjarri shpërtheu menjëherë në kompleksin me apartamente dy katëshe duke detyruar edhe rezidentët e tjerë të dalin nga shtëpitë.
“Nuk e kuptoj si plasi aq shpejt”, tregoi një prej fqinjëve. Zjarrfikësve u deshën disa orë për të vënën nën kontroll flakët. Ata thanë se i gjetën trupat e pajetët të babait dhe dy të miturave në dhomat e gjumit.