Tentoi të trafikonte armë, Apeli: 8 vite burg për Cullhajn

Dënimi me 8 vite burg për Saimir Cullhajn, i cili rreth 1 vit më parë u akuzua për trafikim të armëve, është lënë këtë të enjte në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Referuar prokurorisë, pjesë e këtij rasti të trafikut mund të jenë edhe dy persona të tjerë, por për ta nuk ka prova të mjaftueshme e kësisoj hetimet vazhdojnë.

Saimir Cullhaj së bashku me një tjetër person tentoi të kalonte më datë 24 gusht 2017 përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë të llojit automatik me anë të pakove postare. Por ndryshe nga 32-vjecari, bashkëpunëtori i tij Neritan Faria (47-vjeç) vijon të jetë në kërkim.

Pavarësisht se Cullhajt iu gjetën gjurmat e gishtave në pakot DHL, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se cfarë kishte brenda në pako dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli. ”Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako”,-tha Cullhaj para gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda pakove u gjetën tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ndërsa dërgesa kishte si destinacion Londrën. Përveç armëve luftarake, prokuroria e akuzon Cullhajn edhe për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët iu gjetën në automjet si edhe në banesën e tij. Hetimet për këtë çështje, organi i akuzës i ka zhvilluar në bashkëpunim me palën angleze, ndërkohë që bashkë me Çullhajn po hetohej edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjurmët e gishtave të 32-vjecarit nga Shijaku u gjetën në pakot kompanisë postare theksoi në Gusht policia, duke e koduar emrin e operacionit antitrafik “Dilivery”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?