Tentoi të vriste Berishën, avokati: Është i sëmurë mendor
Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për Ahmet Ajetin, i cili në vitin 2005 tentoi të vrasë Lulzim Berishën, i konsideruar si truri i ”Bandës së Durrësit”.
Dje ka qenë seanca e parë në ngarkim të Ajetit dhe shkak i shtyrjes është bërë mungesa e Lulzim Berishës në seancë. Avokati i Ajetit, Sajmir Visha, kërkoi që të bëhet ekspertimi mjeko-ligjor pasi gjykimi i Ajetit është bërë në mungesë. Visha tha se do të paraqesë kërkesën për gjykim të shkurtuar për Ahmet Ajetin. Kosovari Ahmet Ajeti u ekstradua nga Gjermania me 20 korrik 2018.
Gjykata e Krimeve të Rënda kishte urdhëruar policinë e Durrësit që ta njoftonte Lul Berishës, por ai ende nuk ishte njoftuar. Avokati i Ahmet Ajetit ka kërkuar që gjykata të urdhërojë një ekspertim psikik për Ajetin, pasi sipas avokatit, klienti i tij është i sëmurë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 12 tetor.
Vrasja për 80 mijë euro
Sipas pretencës së prokurorisë lexuar në seancën gjyqësore ndaj bandës së Durrësit, në tetor 2011, kishte mësohet që në gusht të 2005, 35-vjeçari lindur në Lipjan/Kosovë së bashku me Osman Karpuzin, udhëtuan nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën por atentati dështoi. Atentati ishte parashikuar si hakmarrja nga Endrit Dokle dhe Adriatik (Dritan) Coli për vrasjen e Klodian Saliut më 26.02.2005, kundërshtar i Lul Berishës.
Pas 4 tentativave të dështuara më 30.8.2005, Ahmet Ajeti e Osman Karpuzi bien dakord të kryejnë ekzekutimin me antitank kundrejt një shumë prej 80 mijë eurosh. Por dhe kjo tentativë dështoi.
“Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur” informoi sot (20 korrik) policia e shtetit.
Ahmet Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe ”Armëmbajtje pa leje”.
KOHA JONË SONDAZH

