Tentoi të vriste efektivin e policisë, asnjë shenjë nga 42-vjeçari ende në arrati
Dhjetëra banesa në disa qytete janë kontrolluar nga policia në kërkim të 42-vjeçarit Klered Bozhani i cili një natë më parë ka qëlluar dhe plagosur një nga efektivët e policisë.
Sipas policisë mësohet se përgjatë kësaj të enjtje ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

