Tentoi të vriste të dashurin e gruas, parandalohet tragjedia në Kukës

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kukës, ku një shtetas 30 vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë të dashurin e gruas.

Ngjarja 

Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

Swiss Digital Desktop Reklama

-Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tij u bë pasi,  shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve,  shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?