Tentoi t’i vidhte shpendët, pronari i shtëpisë bën për spital 54-vjeçarin

Një 54-vjeçar me iniciale L.B. ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga pronari i shtëpisë në të cilën ai kishte hyrë për të vjedhur disa shpendë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Kuçovë. Sipas njoftimi të policisë, 54-vjeçari është pikasur nga pronari i shtëpisë B.SH., 22 vjeç dhe mes tyre ka ndodhur një konflikt.

Reagimi i Policisë

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë.

Në tentativë për të vjedhur disa shpendë, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP