Tentoi t’i vinte flakën një makine dhe fasadës së një supermarketi, kapet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi tentoi t’i vinte flakën një automjeti dhe fasadës së një supermarketi. Në pranga ka rënë Gjergj Dajani, banues në fshatin Stajkë. Në datën 15 shkurt ka hedhur një shishe me benzinë drejt fasadës së supermarketit.. Fatmirësisht nga ngjarja nuk janë shkaktuar dëme. Gjithashtu në datën 17 shkurt, ka hedhur një shishe me benzinë në drejtimt të automjetit tip ‘Benz’ në pronësi të 49 vjeçarit B.S në fshatin Shelqet.

 

SHKARKO APP