Tentojnë të kalojnë Murriqanin me 8 kg kanabis të fshehur poshtë sediljeve
Kishin fshehur pakot me hashash në makinë dhe po tentonin të dilnin nga Shqipëria përmes pikës kufitare Murriqan, por nuk ia kanë dalë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me të cilin udhëtonin një durrsak dhe një nga Shijaku janë gjetur të fshehura në makinë 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Policia e Shkodrës njofton arrestimin në flagrancë të dy shtetasve që udhëtonin në makinë: Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës, Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak
“Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.”
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan,Shkodër, pasi në fshatin Plan, vendi i quajtur “Gropa Thanit”, në një serë, u gjet një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogram.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2-22, 283 e 284 të Kodit Penal.


KOHA JONË SONDAZH

