Tenton të vjedhë makinën e parkuar, shqiptari kapet “mat” nga policia italiane

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në zonën e Aprolias në Itali, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet të parkuar. Ka qenë një patrullë e zakonshme e karabinierëve që kapi shqiptarin, e identifikuar si Besnik G., i cili nuk jetonte në Itali me dokumente të rregullta.

“Besnik G. është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Forcat e rendit  thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë”, raporton corriere.it.

Shqiptari është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?