Tenton të vjedhë minimarketin, arrestohet në flagrancë 39 vjeçari. Detajet

Policia e Burrelit ka arrestuar në flagrancë, një 39 vjeçar i cili po tentonte të vidhte një market. Sipas policisë 39 vjeçari, Ismail Dishuka, po tentonte të hynte me forcë në marketin e 46 vjeçarit A.M.

Ndërkohë që në vendngjarje janë sekuestruar edhe mjetet me të cilat 39 vjeçari do të kryente vjedhjen, një levë dhe dorezat.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje 39 vjeçari është shoqëruar për në komisariatin e Burrelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?