Tenton ti jap lekët punonjësit të policisë rrugore, arrestohet

Durrës/Shkon në 7 numri i të arrestuarve për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi ishte në gjendje të dehur, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë monitorimeve  të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë,  shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. E, pasi ka konstatuar që kryente lëvizje të çrregullta gjatë lëvizjes në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe i kanë kërkuar për të kryer testin e alkoolit,  Drejtuesi i automjetit duke qenë se drejtonte automjetin në  gjendje të dehur  iu ka afruar para punonjësve të Policisë rrugore me qëllim  mos kryerjen e testit të alkoolit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit   A. V., 61 vjeç, për veprat  penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

-Gjithashtu, po gjatë monitorimeve intensive u konstatuan dhe u arrestuan dhe dy drejtues automjetesh konkretisht shtetasit:

  1. M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
  2. B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka përplasur këmbësorin ende i paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë muajt Janar 2025, Policia Rrugore e Durrësit   dhe e Kavajës,ka vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë si dhe 14 drejtues automjetesh për drejtim të automjete në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?