Tenton vetëvrasjen 19-vjeçarja, shkak dhuna e bashkëjetuesit

 

Tenton të vetëvritet një adoleshente 19 vjeçare në Tiranë.

Aktin ajo e kreu pas dhunës dhe kërcënimeve që kishte marrë nga bashkëjetuesi i saj, i cili ra në pranga.

Mësohet se 19-vjeçarja me inicialet M.P, banuese në Tiranë, tentoi vetëvrasjen, por fatmirësisht nuk e ka realizuar pas ndihmës që mori nga policia.

Më pas, policia pas njoftimit shkoi në vendngjarje dhe duke hetuar për shkaqet e saj, ka kallëzuar Artan Zylon, bashkëjetuesin e saj, i cili mësohet se e ka dhunuar atë fizikisht dhe psikologjikisht, duke i gjuajtur me grushte në kokë e trup si dhe e ka kërcënuar me jetë. Lidhur me këtë rast policia ka mundur të arrestojë në flagrancë 34-vjecarin, Zylo, nën akuzën e dhunës në familje. E reja është nën kujdesit e mjekëve dhe psikologut pas ngjarjes.

SHKARKO APP