Tenton vetëvrasjen 33-vjeçari në Tiranë

Burime të Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se, në rrugën “Petrit Radovicka”, në banesë, është vetëplagosur me një mjet prerës, A. R., vjeç 33, banues në Tiranë. Pas këtij akti, mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbeten enigmë shkaqet, për të cilin Policia po heton.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 09. 09. 2018, në rrugën “Petrit Radovicka”, në banesë, është vetëplagosur me një mjet prerës, shtetasi A. R., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?