Tenton vetëvrasjen në Burgun e Bërnçës, një i dënuar nga Lazarati

Tenton vetëvrasjen në burg një shtetas, i arrestuar pas operacionit të një viti më parë në Lazarat.

Ngjarja ndodhi në Burgun e Bërnçës së Tepelenës.

Shtetasi Edmond Boci tentoi të priste damarët me një mjet prerës por është ndaluar më pas nga gardianët dhe është transportuar në spitalin e burgut.

Pas ndihmës së parë raportohet se ai i ka shpëtuar rrezikut për jetën.

Edmond Boci u arrestua gati një vit më parë në Lazarat, pas aksionit anti-kannabis të policisë.  

SHKARKO APP