Tentonin të hynin ilegalisht në Angli, dy të rinj shqiptarë digjen të gjallë në kamion
Lajmi i njoftuar nga mediet franceze, përmes fotove dhe videove, ka tronditur opinionin publik vendas. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në kufirin mes Francës e Anglisë dhe pavarësisht se kamioni është përfshirë tërësisht nga flakët, viktimat janë identifikuar si shqiptarë. Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Erinda Kacorri, e cila është me origjinë nga Rrësheni. Ajo ndodhej në kamion së bashku me djalin e dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja. Sipas mediave, kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe se ishte nisur nga Polonia, ndërsa u përfshi nga flakët në terminalin e trageteve pranë Dunkirk. Dy viktimat e shënuara janë të fundit në listën në rritje të azil-kërkuesve që humbin jetën në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.
KOHA JONË SONDAZH

