Tentuan ta eliminonin me kallash, flet shënjestra: Ndihem i kërcënuar për jetën time

Mateo Aliko është shënjestra e atentatit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, rreth orës 22:00.

Atentatorët kanë qëlluar  5 herë me armë zjarri tip “Kallashnikov” në drejtim të automjetit tip “Touareg” me targa AA915KP.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka zbardhur dëshminë e shënjestrës së atentatit, i cili ka bërë me dije se kur ka dëgjuar të shtënat me armë ka qenë në shtëpi dhe ka dalë prej andej me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aliko ka hedhur dyshime se atentati ka lidhje me një grabitje që ka kryer disa vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashtë. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba. Nuk e di kush e ka bërë. Kam pasur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë. Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time.”

I riu Mateo Aliko është person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë pak kohë kishte që kishte dalë nga burgu.

Makina ku kanë qëlluar atentatorët ishte e parkuar e për pasojë është thyer xhami i një banese dhe nuk ka pasur dëme të tjera materiale.

29-vjeçari rezulton se është dënuar në vitin 2008 për disa grabitje. Nën posedimin e armës, me bashkëpunëtorët e tij ishin Markel Busho dhe Gentian Kosta. ai grabiti një kazino në aksin rrugor Dishnicë-Korçë, që rezultoi me plagosjen e tre personave dhe për këtë u dënua me 7 vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?